Koronavirusi në Kosovë, ulet numri i rasteve të reja dhe viktimave

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 15:11 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, ulet numri i rasteve të reja dhe

IKShPK njoftoi se kanë rezultuar 50 raste pozitive në 24 orët e fundit, ndërkohë që viktimat janë 5.

Ditën e djeshme u shënuan 69 raste të reja dhe 7 viktima.

Sa i përket personave të shëruar, në ditën e fundit janë 117.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14 496 raste nga 56 606 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 586 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos