7 të vdekur dhe 69 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 15:04 | Kosova
7 të vdekur dhe 69 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova ka raportuar një ulje të rëndësishme të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar 532 mostra prej të cilëve 69 rezultuan pozitive. Gjithashtu në ditën e fundit janë regjistruar dhe 7 humbje jete për shkak të virusit.

Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë shënuar 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë dhe 581 viktima.

Lajmi i mirë që vjen nga raportimi ditor është se 107 pacientë janë shëruar derisa numri i përgjithshëm deri më sot është 11.033. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos