Pas arrestimit të një prej drejtuesve të luftës së UÇK, një ditë më parë, nga Gjykata Speciale, trupat e EULEX kanë bastisur, mëngjesin e sotëm, zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Forca të shumta të EULEX, të armatosur, janë parë në zyrat e OVL, por ende nuk dihen arsyet e këtij operacioni. Nuk raportohet për asnjë person të arrestuar deri në këto momente. Aksioni është monitoruar dhe nga forcat e KFOR dhe Policisë së Kosovës.
Sekretari i OVL, Faton Klinaku, ka reaguar menjëherë për situatën e krijuar duke deklaruar se EULEX është duke u sjellë si ushtarët e ish-Jugosllavisë.
“Isha duke qëndruar në zyrë kur pashë forca të shumta të Eulex. Nuk e di nëse kanë leje nga shteti i Kosovës për të bërë këtë operacion, por EULEX po sillet si në kohën e ish-Jugosllavisë”, tha Klinaku.
Ditët e fundit është raportuar se në këto zyra kanë qarkulluar dosje të Gjykatës Speciale.
(A2 Televizion)