
Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të hënën në Bruksel, për të vazhduar diskutimet për çështjen e pronave dhe ato financiare.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, tha se “asociacioni nuk do të jetë në rendin e ditës meqë njëra palë nuk është ende e gatshme për të diskutuar. Por kjo duhet të trajtohet si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse siç është rënë dakord në takimet e udhëheqësve”, shtoi ai.
Kjo çështje u kërkua të mos futej në rendin e ditës nga Kosova. (A2 Televizion)