Koronavirusi në Kosovë, 6 viktima dhe 287 raste të reja

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 15:34 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 6 viktima dhe 287 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të dielën, se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë dhe janë regjistruar 287 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit, koronavirusin e kanë mposhtur 229 persona.

Që prej nisjes së pandemisë, Kosova ka regjistruar mbi 60 mijë infeksione me koronavirus. Prej tyre kanë vdekur 1498 persona, ndërsa 6283 raste mebten ende aktive.

Për shkak të paraqitjes së rasteve me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht është identifikuar në Mbretëri të Bashkuar, IKSHPK-ja ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat kryesore kundër pandemisë si mbajtja e maskës, higjiena personale dhe mbajtja e distancës.

Po ashtu, ky insititut ka rekomanduar sërish ndalimin rigoroz të tubimeve dhe respektimin e masave gjatë aktiviteteve publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos