Pesë viktima, 260 të shëruar dhe 285 raste me Covid-19 në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 15:12 | Kosova
Pesë viktima, 260 të shëruar dhe 285 raste me Covid-19 në

260 të shëruar dhe 285 raste të reja me Covid-19 është bilanci i 24 orëve nga koronavirusi në Kosovë. Sipas IKSHPK rastet e reja u konfirmuan nga 1686 testime të kryera nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 5 viktima nga SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59 931 raste nga 231 094 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 1 492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos