
Për të tretën ditë në katër të fundit, nuk është regjistruar asnjë i vdekur me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 645 testime të kryera, janë konfirmuar me Covid-19 42 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive është 15705, prej tyre 1347, ndërsa deri tani, në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 627 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13731 persona. (A2 Televizion)