Kryetari Gucati sot në gjyq, Haga i kërkon OVL-UÇK të mos publikojë dokumente sekrete

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 13:51 | Kosova
Kryetari Gucati sot në gjyq, Haga i kërkon OVL-UÇK të mos

Gjykata Speciale i ka kërkuar Organizatës së veteranëve të UÇK-së që të mos publikojë dokumente konfidenciale të dosjeve hetimore.

Kjo është bërë e ditur nga avokati Tomë Gashi, i cili tha se ka marrë një email zyrtar nga gjyqtari, Nikolas Guillou dhe prokurori, Jack Smith.

Sipas përfaqësuesit ligjor të OVL-UÇK-së, kjo është një tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit, Hysni Gucati dhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj. Ky i fundit u përball me Gjykatën Speciale në gjyqin kundër tij disa ditë më parë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm pasi nuk akuzohet për krime lufte.

Ndërkohë, kryetari Gucati do të dalë sot përpara trupës gjykuese. Ai akuzohet për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos