
Për të ditën dytë radhazi nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë. Lajme të mira vijnë edhe nga testimet e popullsisë, ku nga 580 të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 46 raste.
Në total, numri i rasteve të konfirmuar me Covid-19 në Kosovë është 15620, prej të cilave 1441 aktive, ndërsa numri total i viktimave është 625.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13554. (A2 Televizion)