Bilanci në Kosovë, 2 viktima nga COVID-19

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 15:19 | Kosova
Bilanci në Kosovë, 2 viktima nga COVID-19

Pas dy ditëve pa viktima, janë 2 persona që kanë ndërruar jetë sot nga pandemia e koronavirusit. Janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga Laboratori i  Mikrobiologjisë Molekulare dhe janë testuar pozitivë 43 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

Prishtina mbetet vatra më e nxehtë me 15 raste, e ndjekur nga Fushë Kosova me 4 raste, komuna Prizren me 4 raste dhe komuna Gjilan me 3 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos