
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raporton se në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, një ulje e ndjeshme kjo e shifrave, ku vetëm një ditë më parë ishin regjistruar 9 viktima. Në total, 551 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 474 testime dhe 179 raste janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive shkon kështu në 13910, prej tyre 3059 aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë, shifër që e çon në 10300 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot. (A2 Televizion)