Vatra të mëdha zjarri në Vaun e Dejës, rrezikohen bagëtitë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 12:36 | Aktualitet

Prej 24 orësh vatra të mëdha zjarri janë shfaqur në malin e Cukalit të njësisë administrative Shllak, në bashkinë e Vaut të Dejës, ndërkohë që askush nga strukturat lokale, apo qendrore nuk ka shkuar në atë zonë.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë një fermer i zonës i cili ka një fermë kafshësh. Nikolin Shqau ka deklaruar se po i rrezikohen lopët dhe viçat, ndërkohë që rrezikohen edhe stallat nga zjarri.

Ai bashkë me punëtorët e tij po mundohet që të vërë nën kontroll flakët me mjete rrethanore, por është e pamundur edhe për shkak të terrenit të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos