
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.
Deri tani, ka shkuar në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19.
Ndërkohë, për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani, 302 qytetarë e kanë fituar luftën me Covid-19.
Shifrat totale të koronavirusit në vendin tonë janë 548 të infektuar, nga të cilët 26 persona kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)