Koronavirusi në Shqipëri, 22 të infektuar, 3 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 20:21 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 22 të infektuar, 3 të shtruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 513 testime nga të cilat 22 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             18

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       513

Testime totale                   2,002,136

Raste pozitive                      331,998

Raste të shëruara                  328,220

Raste Aktive                             184

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    136

Vlorë                         19

Fier                           9

Gjirokastër                6

Berat                           3

Durrës                     5

Elbasan                   2

Shkodër                 1

Lezhë.                     1

Korçë.                      1

Dibër.                        1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos