Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima dhe 78 raste në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 17:24 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima dhe 78 raste në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 1146 testime, 78 persona janë konfirmuar të infektuar, ndërsa 114 të shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,146 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 78 qytetarë, në këto bashki:
33 në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.
Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.
Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Mars 2022)

Raste të reja ditore           78
Të shëruar në 24 orë        114
Të shtruar në spitale         46
Humbje jete në 24 orë        3
Testime ditore                   1,146

Testime totale               1,752,127
Raste pozitive                 272,210
Raste të shëruara           267,197
Raste Aktive                       1,531
Humbje jete                         3,482

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              431
Fier                   276
Lezhë               189
Elbasan           113
Vlorë                104
Kukës              102
Berat                99
Shkodër            86
Gjirokastër       63
Korçë                45
Durrës               19
Dibër                  4 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos