Koronavirusi në Shqipëri, 307 testime, dy të shtruar në spital

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 17:42 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 307 testime, dy të shtruar në

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 307 testime nga të cilat 18 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 307 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë.

Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             13

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     307

Testime totale                   1,993,685

Raste pozitive                      331,626

Raste të shëruara                  327,786

Raste Aktive                             248

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    172

Fier                           24

Vlorë                         12

Berat                           12

Gjirokastër                8

Durrës                     7

Shkodër                 6

Elbasan                   5

Dibër                      1

Lezhë                       1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos