Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orë, 549 të shëruar

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 17:46 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orë, 549 të

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 3469 testime të kryera, 570 persona janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, 549 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3469 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 570 qytetarë, në këto bashki:

260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 7,780 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          570

Të shëruar në 24 orë       549

Të shtruar në spitale       164

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 3469

Testime totale              1,319,141

Raste pozitive                187,363

Raste të shëruara            176,639

Raste Aktive                     7,780

Humbje jete                      2,944

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4010

Fier                 804

Durrës             511

Shkodër           484

Vlorë               417

Gjirokastër      350

Elbasan           349

Berat               267

Korçë              221

Lezhë              183

Kukës              112

Dibër                 72 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos