Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur, 23 persona në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 17:54 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur, 23 persona në gjendje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2761 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 516 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 597 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos