Mot i kthjellët në të gjithë vendin, pasdite rikthehen reshjet

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 07:03 | Aktualitet
Mot i kthjellët në të gjithë vendin, pasdite rikthehen

Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë vendin, vranësira më të shpeshta në jug. Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë reshje shiu fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht gjatë natës në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë kur maksimumi mbetet rreth 21°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor, duke krijuar pas mesditës, dallgëzim 4-5 ballë në det. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos