Koronavirusi në Shqipëri, 10 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një 21-vjeçar

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 17:25 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 10 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3572 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 441 qytetarë.

Ndërkohë, është rritur sërish numri i viktimave. Vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 10 qytetarë.

Aktualisht, në spitalet Covid po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos