“Trupi im, e drejta ime”, thirrja përmes artit në mbrojtje të gruas

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 16:00 | Aktualitet
“Trupi im, e drejta ime”, thirrja përmes artit në mbrojtje

“Trupi im, e drejta ime”, kjo është ekspozita më e re në kryeqytet. Kalon në pedonalen e kryeqytetit dhe imazhe kundër dhunës, e pro lirisë, thërrasin fort.

Këto janë vetëm disa prej atyre veprave që të rinj të apasionuar pas fotografisë dhe skicave kanë realizuar me një thirrje të përbashkët, atë kundër dhunës ndaj grave.

Kuratori i kësaj ekspozite, sot ka dalë nga galeritë apo muzetë. Bashkë me të rinjtë, jo vetëm si një pedagog i artit vizual, por edhe si njeri, ai tregon se arti mbart me vete edhe misione si ky që gjejmë në shëtitoren e kryeqytetit.

Arti që shpesh është revolta më e mirë që mund të shprehë një shoqëri, është njëkohësisht edhe thirrja më e thjeshtë që mund t’i flasë po shoqërisë. Dhe në një vend ku janë lëshuar rreth 5000 urdhra mbrojtjeje vetëm në një vit, duket se kjo thirrje vlen edhe më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos