Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur në 24 orët e fundit, 494 të shëruar

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 18:25 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4050 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 672 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 5 qytetarë, ndërsa 494 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4050 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë,  në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Janë  7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 494  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          672

Të shëruar në 24 orë       494

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 4050

Testime totale              1,293,570

Raste pozitive                183,282

Raste të shëruara           172,958

Raste Aktive                     7,431

Humbje jete                      2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3784

Fier                 891

Durrës            721

Shkodër         477

Elbasan          310

Vlorë               244

Gjirokastër     241

Korçë              196

Lezhë             189

Berat              161

Kukës             147

Dibër               70 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos