
Një rrugë ku është e vështirë të ndjekësh drejtimin që duhet të marrësh, mund të cilësohet kryqëzimi i Cërrikut në Elbasan. Semaforët e vendosur nuk punojnë prej vitesh, ndërsa kaosi i trafikut që krijohet nuk arrin të menaxhohet as nga policët rrugorë.
Më shqetësues është fakti se askush nuk ka ndërmend të paktën për t’u prononcuar për këtë situatë, ndërsa duket luks të mendosh për ta përmirësuar atë.
Kryqëzimi i Cërrikut, tashmë është i njohur jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjerë, jo për shkak të rëndësisë si një nyje e rrugëve kryesore nacionale të vendit, por për shkak të kaosit në trafik që shkaktohet në këtë kryqëzim thuajse në çdo orar të ditës.
Ajo që të bën përshtypje, është fakti që askush nuk ka ndërmend të ndërmarrë asnjë masë për të disiplinuar lëvizjen e mjeteve për të mos folur pastaj për kalimin e këmbësorëve. (A2 Televizion)