Uji i pijshëm në Krujë me amoniak, ISHP: Prisni rezultatet tona

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 12:22 | Aktualitet
Uji i pijshëm në Krujë me amoniak, ISHP: Prisni rezultatet tona

Bashkia e Krujës ka përpiluar një raport pas helmimit të afro 500 qytetarëve gjatë ditëve të fundit.

Raporti thekson se dyshohet që uji të ketë pasur norma të larta amoniaku, si pasojë e reshjeve të shiut, por pa dhënë detaje mbi normat reale të amoniakut.

https://a2news.com/2021/10/26/helmimi-ne-kruje-dyshimet-e-para-nga-uji-i-pijshem-bashkia-i-mbyll-rubinetin-qytetit/

Po në raport pohohet se do të ketë analiza të tjera specifike për të rifilluar furnizimin me ujë për banorët e Krujës, në bazë të të dhënave mikrobiologjike të cilat do të kontrollohen.

Nga Instituti i Shëndetit Publik, burime për A2 CNN, bëjnë me dije se mostrat e marra janë duke u analizuar dhe ende nuk ka një përgjigje për gjetjet. ISHP thotë se duhet të priten analizat e plota të ekspertëve të angazhuar, për të pasur një pasqyrë më të artë rreth shkaktarëve të helmimit të qytetarëve në Krujë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/27/prokuroria-e-krujes-nis-hetimin-per-helmimin-e-banoreve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos