Koronavirusi në Shqipëri, 501 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 16:08 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 501 raste të reja në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 501 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 2 pacientë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  Rastet sipas shpërndarjes gjeografike:

219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,

30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,

16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,

10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,

6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,

3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,

2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         501

Të shëruar ne 24 orë                                      90

Të shtruar në spitale                                       374

Humbje jete në 24 orë                                    2

Testime ditore                                                  1942

Testime totale              139,114

Raste pozitive                       24,206

Raste të shëruara               12,092

Raste Aktive                           11,555

Humbje jete                            559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5682

Durrës                  980

Fier                         916

Korçë                    753

Shkodër                645

Elbasan                  565

Lezhë                     545

Vlorë                     506

Berat                     326

Kukës                      267

Gjirokastër           256

Dibër                      114 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos