Koronavirusi në Shqipëri, 52 raste aktive në total, 4 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 16:54 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 52 raste aktive në total, 4 të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një qytetar nga Tirana.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka ndërruar jetë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (4 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      4

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2144

Testime totale            817,479

Raste pozitive             132,535

Raste të shëruara       130,027

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          21

Shkodër       10

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos