Koronavirusi në Shqipëri, 63 raste të reja, 5 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 17:32 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 63 raste të reja, 5 të shtruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 656 testime nga të cilat 63 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 63 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë,  4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                63

Të shëruar në 24 orë             65

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     656

Testime totale                   1,980,218

Raste pozitive                      330,983

Raste të shëruara                  326,882

Raste Aktive                             512

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    259

Elbasan                   53

Fier                           44

Vlorë                         37

Durrës                     26

Dibër                           19

Shkodër                 17

Korçë                         15

Lezhë                        14

Gjirokastër                13

Berat                           10

Kukës                          5 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos