Koronavirusi në Shqipëri, 7 të vdekur, rriten edhe rastet e reja

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 18:22 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 7 të vdekur, rriten edhe rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2793 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 393 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 539 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:  Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          393

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       151

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310

Raste pozitive                202,295

Raste të shëruara          192,967

Raste Aktive                      6,206

Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146

Fier                 645

Gjirokastër     537

Shkodër          435

Durrës             330

Berat               315

Elbasan           252

Vlorë                207

Lezhë               159

Korçë               89

Dibër                46

Kukës               45 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos