Koronavirusi në Shqipëri, ambasada amerikane pezullon intervistat për viza turistike

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 16:28 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, ambasada amerikane pezullon intervistat

Ambasada amerikane ka vendosur të pezullojë të gjitha intervistat për viza turistike deri më 3 prill, në mbështetje të masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Intervistat për viza për emigrim do të vazhdojnë si normalisht, njoftoi ambasada e SHBA në Tiranë. Gjithashtu në mënyrë të pandërprerë do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë për shtetasit amerikanë.

Ambasada e SHBA njoftoi gjithashtu se ka vendosur të shtyjë, ose pezullojë të gjitha eventet publike dhe mbledhjet masive deri në 3 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos