Përballimi i koronavirusit, Haxhimali: Bashkitë, pa kapacitete të mjaftueshme

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 16:10 | Aktualitet
Përballimi i koronavirusit, Haxhimali: Bashkitë, pa kapacitete të

Bashkitë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, deklaron se pushteti vendor duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me atë qendror për zbatimin e udhëzimeve, duke shmangur burokracitë.

Sipas Haxhimalit, autoritetet lokale duhet të fokusojnë shërbimet publike drejt parandalimit të përhapjes së kësaj epidemie, ndërsa apelon për kujdes të veçantë nga bashkitë kufitare.

Në rastet e konstatuara bashkitë, ku ka prezencë të koronavirusit janë dy më të mëdhatë në vend, ato të Tiranës dhe Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos