Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Ndërpritet qarkullimi i mjeteve private dhe publike në disa qytete

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 11:25 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Ndërpritet qarkullimi i mjeteve

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes Facebook, për masat më të fundit të ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas Ramës, do të bllokohet qarkullimi i mjeteve private dhe publike drejt dhe nga disa qytete, me përjashtim të ambulancave dhe mjeteve që transportojnë mallra. Qarkullimi i mjeteve private do të pezullohet edhe në qytetet kryesore të vendit.

"Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit.

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë dhe Durrës.

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra". (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157517793591523

A2 CNN Livestream

Latest Videos