Koronavirusi në Shqipëri, masave kufizuese i bashkohen kisha e xhami

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 12:07 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, masave kufizuese i bashkohen kisha e xhami

Vendimit të një dite më parë të komunitetit mysliman që njoftoi anulimin e faljes së Namazit të së premtes, i është bashkuar edhe dioqeza katolike.

Përmes dekretit të firmosur, është pezulluar çdo veprimtari fetare deri më 3 prill, përfshirë këtu edhe pelegrinazhin në Shenjtëroren e Kishës së Shna Ndoit në Laç edhe Shenjtëroren e Zojës në Shkodër.

“Ftojmë famullitarët që të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale” 

Këtë vendim të katolikëve e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama. “Respekt, respekt, respekt për komunitetin katolik, që vendosi të anulojë të gjitha ritualet kishtare, duke dhënë një mesazh kuptimplotë për të gjithë popullin shqiptar. Edhe nisja e të martave të shenjta të Shën Ndojit që mbledhin nga të katër anët dhjetëra mijëra besimtarë, këtë herë nuk do të bëhet në truallin e bekuar të Kishës së Laçit, po në tempullin e shpirtit të çdo besimtari. Faleminderit!”, shkruan kryeministri Edi Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos