
Frika nga koronavirusi ka dyndur
qytetarët drejt farmacive. Teksa deklarojnë se maskat dhe dezifektantët janë
disa nga produktet më të kërkuara si masa parandaluese të virusit, farmacistët
shprehen se kërkesë të shtuar ka pasur edhe për furnizim me ilaçe mbajtëse
mjekësore.
Kërkesë të lartë nga qytetarët ka pasur edhe
për vitamina, shitja e të cilave sipas farmacistëve bëhet pa pasur nevojë për
recetë mjeku.
Sa i takon maskave mbrojtëse, farmacistët
deklarojnë se po hasin probleme me furnizimin e tyre, ndërsa shtojnë se depot
farmaceutike po i shesin ato me çmim të dyfishuar. (A2 Televizion)