Dhoma e Avokatisë Tiranë, kandidatët në garë për mandatin 4-vjeçar të kryetarit

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 11:41 | Aktualitet
Dhoma e Avokatisë Tiranë, kandidatët në garë për

Fushata për zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Tiranës është intensifikuar. Katër juristë janë futur në garë, të cilët të shtunën do të kërkojnë besimin e kolegëve të tyre. 

Të shtunën, avokatatët e Tiranës do të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vitet e ardhshme. Ledio Braho, i cili synon këtë mandat, shprehet për A2 CNN se afrimi i datës ka intensifikuar fushatën mes kandidatëve: “Duket që situata është bërë më e nxehtë ditët e fundit, pasi zgjedhjet janë ditën e shtunë. Sot, shumica e atyre që janë avokat aktivë, i përkasin brezit tim dhe ka nevojë për një impuls të ri tek Dhoma e Avokatisë”.

Sipas tij, profesioni i avokatit është nëpërkëmbur pas miratimit të Reformës në Drejtësi, duke nënvizuar se kjo qasje duhet ndryshuar: “Për shkak të Reformës në Drejtësi, janë njerëzit më të nëpërkëmbur në gjyqësor. Dhe duke qenë si një nga garantët e sistemit të drejtësisë, meritojnë atë dinjitet që përcakton edhe ligji për profesionin e avokatit”.

Kryetari në detyrë, Fatmir Braka, do të sfidohet nga Ledio Braho, Ardian Vishaj dhe Edmond Petraj, të cilët prej ditësh po zhvillojnë fushatën mes tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos