Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 186 numri i personave të prekur

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 11:27 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 186 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

Në shërbimin infektiv, aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë           107 raste
  • Durrës           11 raste
  • Lushnje         4 raste
  • Elbasan         5 raste
  • Rrogozhinë   2 raste
  • Fier               20 raste
  • Kavajë          4 raste
  • Korçë            12 raste
  • Vlorë            5 raste
  • Shkodër        4 raste
  • Lezhë            4 raste
  • Berat             1 rast
  • Has               2 raste
  • Krujë            1 rast
  • Tropojë          2 raste
  • Pukë               2 raste
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 186 numri i personave të prekur
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 186 numri i personave të prekur

Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera që kanë rezultuar negativë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos