
Biologu Ethem Rukaj deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 se koronavirusi tregoi se bota ishte e papërgatitur për një pandemi.
“Kjo pandemi do të kalojë si gjithë të tjerat, por nuk e dimë se sa do të jetë kostoja e saj. Nëse një pjesë e parave që po humben sot, do të ishin investuar në bioteknologji apo nanoteknologji, shoqëria nuk do të gjendej kaq e papërgatitur”, deklaroi Rukaj.
Sipas prof.dr. Ethem Rukaj, “pasi të mbarojë kjo epidemi, njerëzimi duhet të nxjerrë mësime”.
“Është e pafalshme që vendet e zhvilluara të kenë kaq shumë humbje jetësh njerëzore. Kjo tregon se entitetet e rëndësishme si BE-ja nuk kanë politika për mbrojtjen e qytetarëve të vet”, theksoi Rukaj. (A2 Televizion)