Koronavirusi, nisma e mjekëve të diasporës për të ndihmuar shqiptarët

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 12:32 | Aktualitet
Koronavirusi, nisma e mjekëve të diasporës për të

Një nismë fantastike e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë vjen në “Dita jonë” përmes një takimi me mjeken e familjes Aurora Meta Dollenberg, e cila tregon për përballjen e krizës së koronavirusit përmes informimit mbi gjendjen aktuale të pandemisë dhe këshillat për gjithë shqiptarët nga specialistët më të mirë nga gjithë kontinenti.

Kjo federatë ka ngritur një platformë digjitale, brenda së cilës mund të bëni konsulta me mjekë shqiptarë nga e gjithë Evropa.

“Në Evropë janë rreth 3 mijë mjekë shqiptarë, nga të cilët 1 mijë janë në Gjermani. Fillimisht u bëmë bashkë një grup mjekësh, me të cilët njiheshim që në kohën e fakultetin në Tiranë. Ku ka qëllim më të lartë për një mjek të mërguar se sa të ndihmojë vendin e tij dhe shqiptarët kudo janë. Ne kemi pasur një mbështetje të madhe nga gazetare dhe kolegë të informatikës”, tregon Aurora Meta Dollenberg.

Adresa në të cilën mund të futet çdo kush është www.amfe-federation.eu, ku nuk është fare e nevojshme të kryhet një regjistrim për të marrë një konsultë online. “Ne përpiqemi ta mbajmë sa më të thjeshtë për përdoruesit. Edhe një i moshuar mund të futet dhe të marrë një përgjigje sa më të shpejtë nga mjekët e gatshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos