Solidarizohet KQZ, jep një pjesë të pagave për përballimin e pandemisë

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 12:27 | Aktualitet
Solidarizohet KQZ, jep një pjesë të pagave për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryetarit të Kuvendit,  Gramoz Ruçi, për të kontribuar financiarisht për lehtësimin e përballimit të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Anëtarët e KQZ kanë vendosur të japin një pjesë të pagës së tyre, si kontribut për lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Kuvendi i dërgoi një letër disa institucioneve për të kontribuar për këtë çështje dhe deri tani vetëm një numër i vogël i tyre është përgjigjur pozitivisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos