Koronavirusi, Panenka në terapi intensive

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 19:14 | Futboll
Koronavirusi, Panenka në terapi intensive

Antonin Panenka, legjenda e futbollit çek dhe shpikësi i parabolës në goditjen e 11-metërshit, është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Aktualisht, 71-vjeçari ndodhet në terapi intensive në një spital të Pragës. Lajmin e bëri të ditur klubi Bohemians, klub në të cilin ish-mesfushori është President Nderi.

Bohemians ka sqaruar se nuk mund të japë detaje nga gjendja shëndetësore e legjendës dhe ka kërkuar nga mediat të respektohet privatësia e tij dhe familjes. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=0wXyJT2vt2A

A2 CNN Livestream

Latest Videos