Koronavirusi “pushton”dhe kontinentin e fundit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 17:18 | Bota
Koronavirusi “pushton”dhe kontinentin e fundit

Koronavirusi, tashmë, ka mbërritur edhe në kontinentin e Antarktidës,  i cili deri më tani kishte mbetur i paprekur nga virusi vdekjeprurës që ka ndryshuar mënyrën e jetesës në mbarë botën.

Në ditët e fundit, ushtria kiliane informoi se 36 anëtarë të personelit të saj në stacionin kërkimor “Bernardo O’Higgins” kanë rezultuar të infektuar me Covid. 26 prej tyre janë ushtarak, ndërsa 10 punonjës mirëmbajtje.

Lajmi erdhi vetëm 3 ditë pasi marina kiliane konfirmoi 3 raste të infektuarish në një anije që kishte dërguar ushqime dhe pajisje të tjera në stacionin kërkimore në kontinentin e largët.

Me këtë zhvillim të ri, tashmë koronavirusi “ka pushtuar” të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos