Vaksinimi në BE, Biontech: 12,5 milionë doza deri në fund të dhjetorit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 16:57 | Bota
Vaksinimi në BE, Biontech: 12,5 milionë doza deri në fund të

Bashkimi Europian do të sigurojë 12,5 milionë doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech deri në fund të vitit. Sipas gjermanes, Biontech bëhet fjalë për më shumë se gjysmën e 20 milionë dozave që do pritet të dërgohen në SHBA brenda dhjetorit.

Me dy doza që jepen me 3 javë distancë nga njëra tjetra, dërgesat për BE do të mjaftojnë për imunizimin e 6,25 milionë qytetarëve, ndërsa kompanitë janë angazhuar në shpërndarjen e vaksinës pas dritës jeshile nga agjencia europiane e barnave të hënën.

“Të gjitha vendet rreth BE që kanë kërkuar dozat do të sigurojnë një sasi të caktuar gjatë 5 ditëve të ardhme, të ndjekura nga dërgesa të tjera javën tjetër”, tha Sean Marett.

Pas aprovimit nga Agjencia Europiane e Barnave, EMA, edhe Komisioni Europian dha dritën jeshile për vaksinën e Pfizer dhe Biontech, në atë që konsiderohet si hapi i fundit, para nisjes së imunizimi brenda një jave. Vendet e bllokut përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë, planifikojnë të nisin vaksinimin nga 27dhjetorit, ndërsa Holanda ka thënë se do të presë deri në janar. Sa i përket shqetësimeve për variantin e ri të koronavirusit, shefi ekzekutiv i Biontech tha se nuk dihet ende me siguri nëse vaksina do të ketë ndikim, por gjasat janë që ajo të funksionojë njësoj si me virusin origjinal.

“Kemi një variant të ri, i cili është pak i ndryshëm. Ka 9 mutacione, jo vetëm një, dhe për momentin nuk e dimë nëse vaksina jonë ofron mbrojtje edhe ndaj mutacionit. Por, shkencërisht, ka shumë gjasa që reagimi imunitar, i nxitur nga vaksina, të funksionojë edhe ndaj variantit të ri”, tha Ugur Sahin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos