
Vijon normalizimi i shifrave të pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit, asnjë person nuk ka ndërruar jetë.
Deri tani, që nga nisja e pandemisë, 616 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit atje.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 592 testime, prej të cilave janë konfirmuar si pozitive vetëm 63 raste. Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 15333 raste, prej të cilëve 1730 janë ende aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 87 pacientë, duke e çuar në 12987 numrin total të të shëruarve nga Covid-19. (A2 Televizion)