Koronavirusi, si do të sigurohen fondet për emergjencën?

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 17:52 | Aktualitet

Biznesi i është drejtuar zyrtarisht qeverisë për ndihmë në amortizimin e pasojave që po shkakton në aktivitetet e tyre private situata me koronavirusin dhe masat e ndërmarra nga ekzekutivi. Ajo që artikulohej njëzëri nga biznesi i vogël dhe kompanitë e mëdha të sektorëve të ndryshëm është shtyrja në kohë e taksave dhe pagesave të tjera, si dhe rimbursimi i pagës së punonjësve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Të ftuar përmes lidhjeve telefonike dhe me Skype: Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Zef Preçi, ekspert për ekonominë, ish-ministër i Ekonomisë Maksim Caslli, drejtori i Deloitte Albania & Kosovo (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos