Koronavirusi, USAID ndihma Shqipërisë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 17:52 | Aktualitet
Koronavirusi, USAID ndihma Shqipërisë për furnizimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se administrata amerikane, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Sipas ambasadës amerikane, USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera.

“Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos