
Bashkia e Shkodrës vazhdon prej ditësh operacionin e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, por edhe materialeve higjienike për familjet më në nevojë në territorin e saj.
Ditën e sotme, Bashkia Shkodër ka ndihmuar 30 familje në qytet, duke u shpërndarë pako ushqimore bazë. Operacioni i shpërndarjes së ndihmave vazhdon pandërprerë, sipas radhës së emergjencës që kanë familjet më në nevojë.
Po ashtu, Bashkia e Shkodrës po punon për sigurimin në vijimësi të ndihmës, duke patur parasysh se nuk ka akoma asnjë informacion mbi kohëzgjatjen e situatës aktuale në vend. (A2 Televizion)