
Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus ka detyruar komandantin e forcave amerikane në Japoni të shpallë gjendjen e emergjencës shëndetësore në bazat që ai drejton në rajonin Kanto.
Sipas gjeneralit Kevin Shneider në këtë urdhër përfshihen të gjitha forcat dhe objektet ushtarake të Marinës, Forcave Ajrore, Ushtrisë.
Japonia po shënon një rritje të numrit të të prekurve me Covid-19, gjë që ka detyruar autoritetet vendase të mendojnë një plan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë 6-mujore. (A2 Televizion)