All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Korriku, muaji më i nxehtë në histori

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 16:49 | Bota
Korriku, muaji më i nxehtë në histori
All - Paragraf - 1

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Lajmin e bën të ditur agjencia europiane për ndryshimet klimatike Copernicus.

Jean-Noel Thépaut, drejtor i Copernicus, thotë: “Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit, por, sipas të dhënave tona, këtë herë ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë”.

All - Paragraf - 3

Konfirmimi vjen edhe nga organizata meteorologjike kombëtare. Edhe muaji paraardhës solli temperatura që alarmuan ekspertët, e që po sipas agjencisë për ndryshimet klimatike ishte qershori më i nxehtë në histori. Rekordin paraprak e mbante korriku i vitit 2016, vit kur mbi temperaturat globale peshoi ndikimi i El Nino-s, fenomen klimatik periodik që verifikohet mesatatisht çdo 5 vite në Oqeanin Paqësor.

Nëse krahasojmë temperaturat e sotme me ato të epokës paraindustriale, lëvizja është me 1,2 gradë sipas ekspërtëve të OKB për klimën. Por, duket se rekordet nuk do të ndalen.

“Me rritjen e efektit serrë dhe impaktit të tij në temperaturat globale, do të vazhdojmë të thyejmë rekorde të tjera”, deklaron Thepaut. 

All - Paragraf - 6

Gjatë muajit korrik termometri shënoi vlerën rekord të 42,6 gradëve në Paris, e gjithashtu në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani temperaturat maksimale ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos