Transportonin klandestinë, pranga dy të rinjve

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 13:25 | Kronikë
Transportonin klandestinë, pranga dy të rinjve

Arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sikurse njofton policia u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. S., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Të rinjtë janë kapur në afërsi të fshatit Beragozhd në Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Benz” dhe “Ford”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shumës 1400 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos