
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunimi me Prokurorinë e Tiranës ekzekutoi masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas të cilët akuzohen për korrupsion.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për punonjësin e Policisë Rrugore A.Xh. “arrest shtëpie” për punonjësit F.XH dhe A.M dhe pezullim nga detyra për E.K dhe F.D.
Punonjësit e Policisë Rrugore akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike.
Gjithashtu Gjykata ka dhënë masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.L., i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv. (A2 Televizion)