Bie nga lartësia teksa po lozte, në gjendje të rëndë një fëmijë në Gjirokastër  

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 19:22 | Kronikë
Bie nga lartësia teksa po lozte, në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Gjirokastrës, aty ku loja e një fëmije u shndërrua në një makth që mund t’i rrezikojë atij jetën.

Sipas burimeve të A2 CNN, një fëmijë 11-vjeçar, me inicialet E.N. teksa po luante në lagjen “18 Shtatori”,  në afërsi të portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare "Koto Hoxhi", ka rënë me kokë poshtë nga një lartësi rreth 3 metra.

Sipas burimeve, 11-vjeçari ka fraktura serioze dhe është transportuar urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos